Përfundon bastisja në shtëpinë e Behar Berishës

Bastisja në lagjen “Kodra e Trimave”, në shtëpinë e bashkëluftëtarit të ish-komandant Calit, Behar Berishës ka përfunduar rreth orës 15:00

Pamje nga vendi i ngjarjes, duke u larguar nga Bastisja

Ka përfunduar bastisja në lagjen “Kodra e Trimave”, në shtëpinë e bashkëluftëtarit të ish-komandant Calit, Behar Berishës.

Nga vendi i ngjarjes janë larguar Policia e Kosovës dhe hetuesit.

Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Policisë së Kosovës të shoqëruar me Policinë e EULEX-it kanë filluar bastisjen e një shtëpi banimi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës, i ka vendosur shiritat në rrugën ku ka vazhduar bastisja.

Shiriti nga forcat e rendit janë vendosur edhe në pjesën ku janë mediat.

Gjatë ditës së djeshme, me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Avokati i Mustafës, Betim Shala, ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë se konfiskimi është bërë rreth orës 16:00.

Sipas tij, zyrtarët e EULEX-it kanë kryer këtë veprim në zbatim të vendimit të një gjyqtari të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Gjithashtu, avokati ka informuar se dyshohet se ky konfiskim i telefonit ka të bëjë me veprën penale të quajtur “pengim i drejtësisë”.

Por, ai ka shtuar se deri në këtë moment është marrë vetëm ky hap procedural, pra, konfiskimi i telefonit dhe se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës do të verifikohet nëse ka prova të mjaftueshme për t’i mbështetur pretendimet e Prokurorisë.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, është shprehur Shala.

Të martën në mbrëmje, gjithashtu, ishte shoqëruar për në bazën e EULEX-it edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi. Ai ishte liruar, por i ishte konfiskuar telefoni.

Njëjtë, të mërkurën, i është konfiskuar telefoni edhe Nait Hasanit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Salih Mustafa është dënuar më 26 vjet heqje lirie, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim që është nga shtatori i vitit 2020.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.

Tetë persona janë pranuar si viktima në këtë proces gjyqësor, dhe trupi gjykues e ka caktuar shumën prej 207 mijë eurosh për dëmshpërblimin e tyre.

Në gjykimin kundër Mustafës janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika