Policia pritet t’i shkatërrojë armët e konfiskuara gjatë aksioneve

Policia e Kosovës do të shkatërrojë këtë të enjte një sasi të konsiderueshme armësh të konfiskuara gjatë aksioneve të zbatimit të ligjit, në një ceremoni ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë dhe partnerë ndërkombëtarë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës këtë të enjte do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Në komunikatë thuhet se në ceremoninë e organizuar për këtë rast do të marrin pjesë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe partnerë ndërkombëtarë.

“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, ceremonia për shkatërrimin e armëve të konfiskuara do të fillojë nga ora 09:00 në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika