Qytetarë në Zubin Potok kanë nisur të grumbullohen, por në një numër më të vogël.

Aktualisht situata është e qetë atje, sipas ekipit të RTV Dukagjini që ndodhet në vendin e ngjarjes.

Objektin e komunës është duke e ruajtur Policia e Kosovës.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.