Rasti i plagosjes, serbët vendosin një barrikadë në drejtim të Shtërpcës(VIDEO)
Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit është duke qëndruar në komunën e Shtërpcës, pra në komunën ku ka ndodhur plagosja e dy qytetarëve të Kosovës, nga komuniteti serb. Gazetarët nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se serbët kanë vendosur një barrikadë në rrugën që të dërgon në drejtim të Shtërpcës. Osmani: Plagosja në […]
Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit është duke qëndruar në komunën e Shtërpcës, pra në komunën ku ka ndodhur plagosja e dy qytetarëve të Kosovës, nga komuniteti serb.
Gazetarët nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se serbët kanë vendosur një barrikadë në rrugën që të dërgon në drejtim të Shtërpcës.
E Kjo erdhi si revolt ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë.
Gjithashtu edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rruga që të dërgon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.
Gazetarët e Dukagjinit kanë bërë të ditur se Policia është duke negociuar me protestuesit për largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugës për qarkullim.
Pamje nga barrikada, ku shihen të vendosura goma të automjeteve në rrugë, me qëllim të bllokimit të lëvizjes, si mënyrë e manifestimit të revoltës së tyre.

Gjithashtu, edhe Policia shihet të jetë prezente aty me një numër të konsiderueshëm pjesëtarësh për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, thuhet në njoftim.















