“Regjimi” se lë rehat Trajkoviqin, brenda dy ditësh, dy herë u ndalua në Aeroportin e Beogradit

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…”, ka shkruar Trajkoviq

Rada Trajkoviq, Aleksandër Vuçiq (foto ilustrim: Nova.rs)

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, brenda dy ditëve, dy herë është ndaluar në Aeroportin e Beogradit nga policia kufitare serbe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq nëpërmjet një postimi në Twitter, duke theksuar se nuk i besohet që edhe gjatë ditës së sotme është ndaluar nga policia në aeroport.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo gjithashtu edhe të premten u ndalua në Aeroportin e Beogradit.

“Po flasim për Serbinë në BE dhe Ballkanin e Hapur dhe liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe qeverinë serbe, se pse po ia bëjnë këtë.

Ndërkaq, në një prononcim për Dukagjin në dhjetor të viti të kaluar, Trajkoivq ka thënë se ka emra kush qëndron parapa këtyre ndalimeve që nuk janë të rralla për të.

“Arsyen as policia nuk e di, kanë thënë vetëm që nuk mundem të kaloj, i kanë mbajtur dokumentet katër orë dhe tani më kanë lëshuar. Këtë e bëjnë Vuciq dhe Vullin. Ata janë siç po flitet kuajt e Trojës të politikës ruse e cila duhet të maltretoj të gjithë ata që janë pro evropian dhe që janë për qetësi në rajon”, ka thënë Trajkoviq.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika