Roja bregdetare jep detaje mbi vdekjen e Anri Kashikut

Anri Kashiku, 18-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit, të enjten e 14 korrikut duke i shpëtuar dy të mitur 15-vjeçarë por nuk ka mundur të shpëtoi veten. Roja bregdetare jep më shumë detaje rreth rastit

Ilustrim

Të premten e 15 korrikut iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçarit Anri Kashiku, i cili u mbyt pasditen e djeshme duke shpëtuar dy të mitur 15-vjeçarë.

Të afërmit e vlerësojnë veprimin e tij dhe janë shprehur se 18-vjeçari ka bërë heroizëm duke e shpëtuar vëllain e tij.

Roja bregdetare ka pohuar se ka ngritur flamurin e kuq gjatë kohës kur deti ka qenë i trazuar dhe kjo sinjalizon turistët që nuk duhet të futen në ujë, raporton “euronews”, transmeton Portali Dukagjini.

“Pavarësisht se nuk lejohet se ishte deti i trazuar, kemi pasur flamurin e kuq”, ka thënë roja bregdetare. Ai ka treguar se 18-vjeçari është futur me të në det por nuk ka mundur të shpëtoj.

“Kam vrapuar për te dy personat, nuk kisha kohë të merrja ndihmesat. Personi i tretë që ka ardhur, erdhi prapa meje, për të ndihmuar vëllain e tij”.

Policia e Durrësit ka theksuar se pas ndihmës së dhënë, të miturit 15-vjeçarë janë nxjerrë në breg, ndërsa Anri Kashiku ka ndërruar jetë për shkak të dallgëve të larta.

 

Dha jetën për të shpëtuar të tjerët nga mbytja në det

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika