Ronaldo e mbyll pjesën e dytë me një barazim mahnitës

Pas një aksioni të minutave të fundit nga skuadra e Ronaldos, i cili barazoi rezultatin dhe la pa frymë skuadrën e Messit, arbitri më në fund i bie bilbilit për të përfunduar pjesën e parë

Cristiano Ronaldo feston pasi shënoi golin e dytë të skuadrës së tij

Tashmë ka përfunduar me rezultat 2:2 pjesa e parë e miqësores së 11-shes nga dy ekipet saudite Al-Nasrr, Al-Hilal ndaj skuadrës franceze, Paris Saint-Germian.

Dy golat befasues për lojtarët e PSG-së u shënuan nga ylli portugez, Ronaldo, në minutën e 33-të dhe goli i dytë u shënua në kohën e minutave shtesë (45+6).

Goli i parë i tij u realizua me anë të penalltisë, ndërsa goli i dytë i barazimit erdhi pasi ai  gjuajti me kokë fillimisht dhe qëlloi shtyllën.

Por, topi nuk u largua nga zona dhe u kthye nga ish-bashkëlojtari i tij, Ramosi, ku me pasim nga ai Ronaldo goditi rrjetën me të majtën.

Cristiano Ronaldo feston shënimin e golit të parë

Ndërsa, Neymar humbi një penallti në minutën e tretë të kohës shtesë së pjesës së parë, dhe tre minuta më vonë, Ronaldo shënoi për rezultat 2:2.

Goli i parë i ndeshjes miqësore ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit, u shënua nga ylli argjentinas, Lionel Messi, në minutën e tretë.

Ronaldo është duke luajtur ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kundër kundërshtarit të tij më të madh, Lionel Messi, teksa PSG-ja përballet me Riyadh All-Stars.

Atij i është dashur të presë për paraqitjen e tij të parë që nga bashkimi me Al Nassr për shkak të një pezullimi nga FA gjatë ditëve të tij në Manchester United.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika