Rritja e çmimeve rrezikon projektet infrastrukturore

Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore ka bërë që shumë projekte infrastrukturore gjithandej vendit të rrezikohen

Mosmirëmbajtja e rrugëve nacionale

Kompanitë së bashku me komunat dhe Odën Ekonomike i janë drejtuar Qeverisë së vendit me një letër, ku përmes saj kanë kërkuar që kontratat të rishikohen.

Por, nga organizata që monitorojnë proceset e prokurimit thonë se për t’u bërë një veprim i tillë duhet të ndryshohen disa ligje.

Një problem tjetër për realizimin e projekteve infrastrukturore të planifikuara, është shkaktuar edhe nga mungesa e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Derisa punimet po vazhdojnë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, e njëjtë nuk po ndodhë edhe në projektet tjera infrastrukturore gjithandej vendit.

Pamje nga punimet në rrugët magjistrale të vendit

Në disa prej tyre ka disa javë që puna po bëhet me intensitet më të ulët. Shkak është bërë rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.

Pamje nga punimet në rrugët magjistrale të vendit

Kompanitë përmes Odës Ekonomike dhe Komunave i janë drejtuar qeverisë me një letër.

“Ne kemi propozuar që të analizohet ngritja e çmimeve, sa është përqindja e ngritjes së çmimeve dhe mbi bazën e kësaj qeveria e Kosovës të marrë një vendim në bazë të kësaj përqindje për ngritjen e vlerave të kontratave”, është shprehur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Agim Aliu për RTV Dukagjini.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu

Mirëpo, kjo duket se vështirë do të ndodhë.

Qëndrim Arifi nga organizata INPO thotë se për këtë veprim duhet ndryshuar disa ligje.

“Nëse është fjala për tamam çdo kontratë me e mbajtë në jetë kushtimisht, s’mund të gjejë jetë ndryshe përveçse me i ndryshu ligjet. Dhe duhet me e ditë që ndryshimi i Ligjit nuk ka vetëm Ligjin për Prokurimin Publik, por për t’i rinegociuar kushtet e kontratës duhet të preket edhe Ligji mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, i cili ekskluzivisht e rregullon çështjen kontraktuale”, ka thënë Arifi për RTV Dukagjini.

Qëndrim Arifi nga organizata INPO

Për këtë çështje, RTV Dukagjinit nuk i është përgjigjur Qeveria e Kosovës. Ekzekutivi ka heshtur edhe për vonesat në përzgjedhjen e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ky është një problem tjetër që gjithashtu po pengon në realizimin e projekteve, pasi vendimmarrja për ankesat në OSHP ka më shumë se një vit që ka mbetur e bllokuar.

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Sipas Organit Shqyrtues të prokurorimit “Mungesa e bordit ka shkaktuar probleme për rastet e përsëritura që OSHP nuk ka marr vendim për ankesën e parë, por ankesa është trajtuar vetëm nga eksperti shqyrtues-teknik, e që autoritetet kontraktues kanë ndërmarr veprime pa vendime të bordit, në këto raste ekspertet shqyrtues kanë vështirësi në trajtimin e ankesës së re për rastin e njëjtë”, është shprehur ai.

Për situatën e krijuar, Arifi thotë se do t’i dëmtoj shumë komunat.

“Këto procedura, sidomos niveli lokal do t’i bart vitet e ardhshme ku do të kemi një stagnim flagrant të aktiviteteve të Prokurimit dhe mungesës së projekteve sidomos kapitale dhe do të ketë pasoja të pariparueshme. Është e pafalshme kjo papërgjegjësi e Qeverisë dhe e Kuvendit” është shprehur Arifi.

Në mungesë të bordit, OSHP-së vetëm në vitin 2021 iu mblodhën 626 raste.

E deri në maj të këtij viti, iu shtuan edhe 124 ankesa të tjera

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika