Schuebel uron Shiroka-Pulën: Pres të punojmë për ta afruar Kosovën pranë BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në urimin e tij, Schuebel ka theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten e re, institucionet dhe spektrin politik të vendit.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ambasadori i BE-së ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme.

Të fundit nga rubrika