Serbët braktisin institucionet, policët zhveshin uniformën

Lista Serbe ka vendosur që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës, pas . Kryetari i subjektit më të madh politik serb, Goran Rakiq, dha dorëheqje nga pozita e minsitrit në qeverinë Kurti, e bashkë më të edhe kryetarët e komunave veriore, zyrtarët policorë, prokurorët dhe gjyqtarët serbë

Pamje nga momenti kur serbët zhveshin uniformën e Policisë së Kosovës, 05.11.2022

Uniformës që i shërbyen për shumë kohë, vendosen që të mos i bindën më.

Eprorë e policë serbë, që shërbyen në komunat veriore të Kosovës, i hoqën nga trupi në mbledhjen e mbajtur në Zveçan të organizuar nga Lista Serbe.

Mirëpo bashkë me uniformën policët serbë, nuk dorëzuan edhe armët.

Por, nuk ishin vetëm policët ndërmorën këtë veprim.

Lista Serbe vendosi që të largojë të gjithë serbët nga institucionet qendrore dhe ato lokale.

Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq pasi shpalli dorëheqjen nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, tha se largimi nga institucionet vjen pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Groan Rakiq, Kryetar i Listës Serbe

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë Rakiq.

Rakiq vendosi edhe kushte, pa plotësimin e të cilave tha se nuk kthehen në institucione.

“Këtu do të mbesin në fuqi derisa Prishtina të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare. Të kthejë mbrapa vendimin për regjistrim dhe derisa ta miratojë Asociacionin e Komunave”, ka shtuar ai.

Ky vendim, për Rakiqin nuk është kërcënim por ruajtje e qetësisë dhe stabilitetit në veri.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika