Serwer: SHBA duhet të kthehet në favorizimin e miqve të saj në Ballkan dhe kundër armiqve

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të favorizojnë për miqtë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe jo armiqtë

Profesori amerikan, Daniel Serwer

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i favorizojnë për miqtë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të jetë kundër armiqve.

Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili teksa ka aluduar në një pushtim të Kosovës, ku ka thënë se “po pret momentin e duhur”.

“Politika amerikane duhet të kthehet në favorizimin e miqve të saj në Ballkan dhe kundër armiqve të saj. Kjo nuk duhet të jetë shumë e vështirë për t’u bërë. Dyfishoni suksesin, jo dështimin”.

Ai është shprehur kritikë ndaj politikës së SHBA-së karshi Serbisë, duke përmendur edhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili lavdëroi bashkëpunimin me ushtrinë serbe, ani pse Vuçiq e tregoi qartë synimin e tij.

“Si mund të jenë të dyja të vërteta? Nuk është vërtet e vështirë ta kuptosh këtë. Serbia bashkëpunon në stërvitjet e SHBA-së dhe NATO-s për dy arsye. Së pari, ata [NATO] ofrojnë trajnime të mira, të cilat rusët nuk janë në gjendje t’i bëjnë. Performanca e ushtrisë ruse në Ukrainë është përmirësuar, por humbjet e saj janë thjesht kolosale. Askush nuk do të donte t’i imitonte ata. Së dyti, stërvitjet e NATO-s ofrojnë mundësi të shkëlqyera për të mbledhur inteligjencë. Kjo do të shërbejë mirë në çdo veprim ushtarak serb kundër forcave të udhëhequra nga NATO në Kosovë. Beogradi, pa dyshim, gjithashtu ia kthen këtë inteligjencë Moskës”, ka shkruar ai në një analizë në blogun e tij.

Serwer thekson se Perëndimi duhet t’9 kundërshtojë ambiciet etnoterritoriale ruse dhe serbe, jo t’i inkurajojë ato.

“Kjo përkëdhelje ndaj Vuçiqit është bërë sjellje e paracaktuar në Beograd. Pyetja është pse tolerohet në Uashington. Mendoj se ka arsye. Por, nuk ka gjasa të jenë të mira. Asnjë ‘shuplakë’ nuk do ta ndryshojë vendimin e Beogradit për t’u lidhur me Rusinë. Vuçiqi e ka bërë të qartë se synon të marrë mbrapsht një pjesë të Kosovës sa herë që i jepet rasti. Çdo marrëveshje në Ukrainë për t’i dorëzuar territorin Rusisë do ta ofrojë këtë mundësi. Uashingtoni duhet të rishqyrtojë përpjekjet e gjata për ta ‘pasur afër’ Vuçiqin. Ajo përpjekje ka dështuar. Ajo gjithashtu ka inkurajuar ambiciet e tij irredentiste, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë. ‘Bota serbe’ që ai synon është rreptësisht analoge me “botën ruse” që presidenti Putin po përpiqet të krijojë në Gjeorgji, Bjellorusi, Moldavi dhe më ambiciozisht në Ukrainë. Perëndimi duhet të kundërshtojë ambiciet etnoterritoriale ruse dhe serbe, jo t’i inkurajojë ato. Në vend të kësaj, Uashingtoni po dyfishon një politikë që ka dështuar të prodhojë asgjë më shumë se rezultate të vogla”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe sulmin terrorist të Banjskës ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, më 24 shtator të vitit 2023.

“Fillimisht do të ishte prioritizimi i drejtësisë, mundësisht në Kosovë, për organizatorët dhe autorët e incidentit terrorist të 24 shtatorit që Beogradi sponsorizoi brenda Kosovës. E dyta do të ishte sigurimi që Prishtina të marrë mbështetjen që i nevojitet jo vetëm për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe lehtësimin nga ‘pasojat’ e vjetruara dhe kundërproduktive të BE-së, por edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në NATO. E treta do të ishte gatishmëria për të denoncuar çdo mashtrim në përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd. Mund të vazhdoj, por ju e kuptoni qëllimin”, ka shkruar Serwer.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika