ShBA po shqyrton kufizimet e reja të Covid-it për udhëtarët kinezë

Sipas zyrtarëve amerikanë, qeveria amerikane është e shqetësuar për rritjen e COVID-19 në Kinë dhe mungesën e transparencës nga qeveria kineze, duke rezultuar që SHBA të konsiderojë vendosjen e kufizimeve të reja për udhëtarët që vijnë në SHBA nga Kina

Foto ilustrim, kufizimi COVID-19 ndaj udhëtarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shqyrtojnë vendosjen e kufizimeve të reja Covid për të ardhurit kinezë, pasi Pekini kishte njoftuar se do të rihapë kufijtë e tij muajin e ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë akne thënë se kjo është për shkak të mungesës së transparencës rreth virusit në Kinë, pasi rastet janë në rritje.

Shtetet si Japonia, Malajzia dhe Tajvani, janë të shqetësuara për importimin e rasteve Covid, pasi kanë përshkruar tashmë masa më të rrepta për udhëtarët kinezë, përfshirë testet negative.

Pekini ka thënë se rregullat e Covid duhet të sillen mbi një bazë “shkencore”.

India gjithashtu po rrit masat për mbërritjet kineze, por kjo u njoftua përpara se Pekini të thoshte se do të lehtësonte politikën e tij të rreptë kufitare.

Aplikimet për pasaporta për qytetarët kinezë që dëshirojnë të udhëtojnë ndërkombëtarisht do të rifillojnë nga 8 janari, kanë thënë autoritetet e imigracionit të vendit.

Faqet e udhëtimit kanë raportuar një rritje të trafikut , duke lënë disa vende të frikësuara për përhapjen e mundshme të Covid.

“Ka shqetësime në rritje në komunitetin ndërkombëtar për rritjet e vazhdueshme të Covid-19 në Kinë dhe mungesën e të dhënave transparente, duke përfshirë të dhënat e sekuencës gjenomike virale”, kanë thënë zyrtarët amerikanë, raporton BBC.

Wang Wenbin, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Kinës, më pas akuzoi vendet dhe mediat perëndimore për “hiping” dhe “shtrembërim të rregullimeve të politikës së Kinës për Covid”.

Ai ka thënë se Kina besonte se përgjigjet e të gjitha vendeve ndaj Covid-it duhet të jenë “të bazuara në shkencë dhe proporcionale” dhe “nuk duhet të ndikojnë në shkëmbimin normal njerëz-me-njerëz”.

Wang ka bërë thirrje për “përpjekje të përbashkëta për të garantuar udhëtime të sigurta ndërkufitare, për të ruajtur stabilitetin e zinxhirëve globalë të furnizimit industrial dhe për të promovuar rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike”.

Numri i vërtetë i rasteve ditore dhe vdekjeve në Kinë nuk dihet sepse zyrtarët kanë ndaluar së publikuari këto të dhëna. Raportet thonë se spitalet janë të mbingarkuar dhe të moshuarit po vdesin.

Javën e kaluar, Pekini kishte raportuar rreth 4 mijë infeksione të reja Covid çdo ditë dhe pak vdekje.

ShBA-ja ende kërkon që udhëtarët ndërkombëtarë të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht kundër Covid kur të hyjnë në vend.

Faqja e internetit për Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandon gjithashtu që kushdo që udhëton në ShBA të bëjë një test Covid paraprakisht dhe të ketë në dorë rezultatin e tij – por ky nuk është një detyrim ligjor.

Në deklaratën e tyre, zyrtarët amerikanë të paidentifikuar shtuan se ata “po ndiqnin shkencën dhe këshillat e ekspertëve të shëndetit publik” dhe “po konsultoheshin me partnerët”.

Zbutja e masave të udhëtimit nga ana e Kinës – pjesa e fundit e politikës së diskutueshme të vendit për zero Covid – pason javë të trazirave që panë njerëzit të dilnin në rrugë në protesta të rralla kundër Presidentit Xi Jinping dhe qeverisë së tij.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika