Sistemi shëndetësor i Kinës përgatitet për shpërthim të infeksioneve Covid-19

Kina pret një shpërthim të infeksioneve COVID-19 brenda një jave, kështu ka bërë të ditur një zyrtar shëndetësor, me autoritetet që parashikojnë tendosje shtesë në sistemin shëndetësor të vendit

Mjekët zhvendosin një pacient në një spital ndërsa shpërthimet e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19) vazhdojnë në Pekin, 23 dhjetor 2022. Fot Reuters

Kina po pret një shkallë të lartë të infeksioneve Covid-19 brenda një jave, ka thënë një zyrtar shëndetësor, me autoritetet që parashikojnë tendosje shtesë në sistemin shëndetësor të vendit edhe pse ata minimizojnë ashpërsinë e sëmundjes dhe vazhdojnë të raportojnë se nuk ka vdekje të reja.

Përballë një shpërthimi në rritje, dhe protestave të përhapura kundër regjimit të saj “zero-COVID” të bllokimeve dhe testimeve, Kina filloi ta çmontojë atë këtë muaj, duke u bërë vendi i fundit i madh që lëviz drejt jetesës me virusin.

Masat e saj të kontrollit e kishin ngadalësuar ekonominë në shkallën e saj më të ulët të rritjes në gati gjysmë shekulli, duke bllokuar zinxhirët e furnizimit dhe tregtinë globale.

Ndërsa, punëtorët kinezë sëmuren gjithnjë e më shumë, pritet më shumë përçarje në një afat të shkurtër përpara se ekonomia të kthehet në fund të vitit të ardhshëm.

Kina raportoi më pak se 4 mijë raste të reja simptomatike me COVID në mbarë vendin për 22 dhjetor dhe asnjë vdekje të re COVID për të tretën ditë radhazi. Autoritetet kanë ngushtuar kriteret për vdekjet nga COVID, duke shkaktuar kritika nga shumë ekspertë të sëmundjeve.

Drejtori i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive, Zhang Wenhong,  u citua në gazetën The Paper të mbështetur nga qeveria e Shangait të enjten të ketë thënë se Kina “pritet të arrijë kulmin e infeksioneve brenda një jave”.

“Kulmi i infeksionit do të rrisë gjithashtu shkallën e sëmundjes së rëndë, e cila do të ketë një ndikim të caktuar në të gjitha burimet tona mjekësore”, ka thënë ai, duke shtuar se vala do të zgjasë edhe një ose dy muaj pas kësaj, raporton Reuters.

“Ne duhet të jemi të përgatitur mendërisht që infeksioni është i pashmangshëm”.

Sidoqoftë, Wenhong ka thënë se kishte vizituar shtëpitë e pleqve rreth Shangait, duke vënë re se numri i të moshuarve që kishin simptoma të rënda ishte i ulët.

Shqetësimet për ndikimin afatshkurtër të valës së COVID të Kinës i shtynë tregjet e aksioneve në Kinë (SSEC), Hong Kong (HSI) dhe gjetkë në Azi më të ulëta.

Infeksionet në Kinë ka të ngjarë të jenë më shumë se një milion në ditë me vdekje në më shumë se 5 mijë në ditë, një “kontrast i fortë” nga të dhënat zyrtare, ka thënë këtë javë firma e të dhënave shëndetësore me bazë në Britani, Airfinity.

Një spital i Shangait ka vlerësuar se gjysma e 25 milionë njerëzve të qendrës tregtare do të infektohen deri në fund të javës së ardhshme.

Ndërkaq, ekspertët thonë se Kina mund të përballet me më shumë se një milion vdekje nga COVID vitin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika