Kina ndalon publikimin e shifrave ditore të Covid-it

Pavarësisht rritjes rekord të infeksioneve, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, nuk kishte raportuar asnjë vdekje nga COVID në mbarë vendin për katër ditë rresht, përpara se të ndalonte publikimin e të dhënave

Stafi i veshur me rroba mbrojtëse transporton një pacient në një klinikë etheve në spitalin Huadong në Shangai. Foto Getty Images

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC), ka ndaluar publikimin e të dhënave ditore të Covid-19, mes shqetësimeve për besueshmërinë e shifrave, pasi infeksionet shpërthyen në vazhdën e një lehtësimi të menjëhershëm të kufizimeve të ashpra.

“Informacionet përkatëse për Covid-in do të publikohen nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për referencë dhe kërkime”, ka thënë komisioni në një deklaratë, pa specifikuar arsyet e ndryshimit ose sa shpesh kjo qendër e Kinës do të përditësojë për publikun informacione të reja për Covid-in.

Ndalimi i papritur i raportimit të totalit të infeksionit ditor dhe vdekjeve vjen pasi shqetësimet rriten rreth mungesës së informacionit jetik të vënë në dispozicion qëkur Pekini bëri ndryshime gjithëpërfshirëse në politikën e tij zero-Covid, i cili vendosi qindra miliona qytetarë të tij nën izolim.

Pavarësisht rritjes rekord të infeksioneve, NHC nuk kishte raportuar asnjë vdekje nga Covid në mbarë vendin për katër ditë rresht, përpara se të ndalonte publikimin e të dhënave.

Ndërsa, javën e kaluar, Kina ngushtoi përkufizimin e saj të vdekjes nga Covid, duke numëruar vetëm ato nga pneumonia e shkaktuar nga Covid ose dështimi i frymëmarrjes.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se Kina mund të jetë duke luftuar për të mbajtur një raport të infeksioneve Covid-19.

OBSH nuk ka marrë asnjë të dhënë nga Kina për shtrimet e reja të Covid-it qëkur Pekini lehtësoi kufizimet e tij. Mungesa e transparencës së të dhënave e ka bërë të vështirë monitorimin e shkallës së këtij shpërthimi më të fundit.

Zyrtarisht, Kina ka raportuar më pak se 10 vdekje të lidhura me Covid në dy javët e fundit, por një rritje e kërkesës për krematoriume është interpretuar si dëshmi se numri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë.

Firma e të dhënave shëndetësore me bazë në Britani, Airfinity, javën e kaluar, vlerësoi se Kina po përjetonte më shumë se një milion infeksione dhe 5 mijë vdekje në ditë, raporton The Guardian.

Të premten, një zyrtar lokal shëndetësor në Qingdao, raportoi se qyteti po shihte “mes 490 mijë dhe 530 mijë” raste të reja Covid në ditë. Raporti u shpërnda nga disa media të tjera, por dukej se ishte redaktuar të shtunën në mëngjes, për të hequr shifrat e rastit.

Sistemi i kujdesit shëndetësor në vend ka qenë nën një tendosje të madhe, me stafin që u kërkohej të punonin, ndërsa punonjësit mjekësorë të sëmurë dhe në pension në komunitetet rurale, janë ripunësuar për të ndihmuar përpjekjet bazë, sipas mediave shtetërore.

Përforcimi i urgjencës është afrimi i vitit të ri hënor në janar, kur një numër i madh njerëzish udhëtojnë në të gjithë vendin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika