Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadi Nura, ka bërë të ditur se sheshi në qytetin e Skenderajt do të jetë nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998.

Kështu njoftoi faqja zyrtare e Komunës së Skendarajt në Facebook, duke e cituar Nurën.

“Sheshi ynë “Adem Jashari” nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998! Kujtim i pavdekshëm!”, ka thënë Nura.

Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj

Këtë të diel u bën 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Si ishte pesë marsi i viti 1998 në Prekaz?