SHKK-ja parandalon futjen e kontrabandës, gjendet pako me 87 gramë lëndë narkotike

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në një institucion korrektues, ku gjatë kontrolleve të sigurisë është gjetur një pako me 87 gramë lëndë të dyshuar narkotike, përfshirë edhe mbështjellësin.

Sipas njoftimit të SHKK-së, pakoja është zbuluar rreth orës 02:35, ndërsa dyshohet se është hedhur nga jashtë perimetrit të institucionit.

“Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë. Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila do të merret me trajtimin e mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.

SHKK-ja ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe zbatimin e masave të sigurisë për të parandaluar futjen e kontrabandës në institucionet korrektuese.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika