Hero i fitorës së pejanëve ishte pivotmeni Ardit Tafilaj i cili 42 sekonda para fundit realizoi për epërsinë 31:30 të Besës që doli të jetë momenti vendimtar i ndeshjes.

Tafilaj takimin e përfundoi me 5 gola derisa më efikasi ishte Deniz Terziqi me 9 gola. Te Kastrioti u dalluan Eray Karakoc, Vuk Lakicevic dhe Patrik Grekulowski me nga 6 gola secili.

Me këtë fitore Besa Famgas është përforcuar në pozitën e parë me 16 pikë ndërsa Kastrioti është i katërti me 10 pikë.