Trajneri që e riktheu “La Rojan” në majat e futbollit beson se arritjet e deritanishme janë vetëm fillimi i një projekti më të madh, që synon fitimin e trofeve të tjerë dhe konkurrimin në nivelin më të lartë të futbollit botëror.

Me sfida të reja përpara, De la Fuente ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe: që finalja e Kupës së Botës 2030 të zhvillohet në tokën spanjolle.

Trajneri spanjoll ka shprehur ambicien, besimin dhe krenarinë e tij gjatë një ceremonie të organizuar nga gazeta spanjolle “Marca”.

Me këtë rast, De la Fuente u nderua me çmimin prestigjioz “Marca Legend”, në shenjë mirënjohjeje për karrierën e tij dhe sukseset e arritura në krye të Kombëtares së Spanjës.