Përveç këtij dueli në programin e sotëm janë edhe 5 ndeshje tjera.

Nga ora 19:00 përballen Ylli i Kuq - Virtus Bologna.

Në ora 20:00 në Minhen, basketbollistët e Bayernit e presin dikur kampionin e Evropës, skuadren izraelite Maccabi.

Në Roig Arena nga ora 20:30 lideri aktual Valencia është nikoqire e Panathinaikosit , skuadër kjo që renditet e treta në tabelën e klasifikimit.

Nga ora 20:45 në Villeurbane Asveli përballet me Olimpia Milano derisa ajka e mbrëmjes në Euroleague është dueli Barcelona - Fenerbahce që zhvillohet në Palau Blaugrana dhe nis në ora 21:00.