Muajin e kaluar, kur Khvicha Kvaratskhelia këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë, trajneri Luis Enrique hodhi poshtë mundësinë që klubi të ishte i detyruar të transferonte një zëvendësues të nivelit të lartë gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Asnjë lëndim nuk do të thotë se duhet patjetër të blejmë një lojtar të ri. Që nga fillimi i sezonit kam thënë gjithmonë se mund të përballojmë çdo lëndim”, deklaroi trajneri spanjoll.

“Natyrisht, ne gjithmonë e monitorojmë me kujdes çdo afat kalimtar, por asnjëherë për shkak të një lëndimi. Të gjithë ndajmë të njëjtën mentalitet dhe jemi e njëjta skuadër, me apo pa lëndime”, shtoi ai.

Megjithatë, besimi i Luis Enriques te futbollistët që ka në dispozicion tashmë do të vihet në një provë të madhe.

Pas lëndimit të Kvaratskhelias, humbja e Doues për pjesën e mbetur të sezonit ngre pikëpyetje serioze mbi mundësinë e PSG-së për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi.