Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Programi i Kuponëve për Çerdhe, i dedikuar për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti shkollor në 18 komuna të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se afati i aplikimit për këtë program është deri më 10 dhjetor.
Ai ka publikuar edhe vegëzën përmes së cilës familjet e interesuara mund të aplikojnë.
Kurti ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet prioritet i Qeverisë.
Aplikimi mund të bëhet në këtë vegëz: https://rks-gov.net/596















