Skuadra e Jose Mourinhos u mposht 1-2 nga Alavesi në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligës, duke i dhënë Barcelonës mundësinë për ta rritur sërish epërsinë në gjashtë pikë.

Alavesi, para kësaj ndeshjeje, nuk kishte arritur asnjë fitore si mysafir në kampionat këtë sezon. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 22 me anë të Toni Martinez.

Mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 61-të me golin e Angel Perez. Kylian Mbappe ngushtoi rezultatin në minutën e 69-të, duke rikthyer shpresat e madrilenëve. 5 minuta para fundit gjyqtari Cesar Soto Grado akordoi penallti për Realin, pasi Jude Bellingham u rrëzua në zonën e rreptësisisë.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit të pamjeve, Soto Grado e anuloi vendimin e tij dhe i tregoi Bellinghamit kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Kështu, Alavesi regjistroi fitoren e parë ndaj klubit madrilen pas saktësisht 6 vjetësh. Real Madridi mbetet me 33 pikë, 3 më pak se Barcelona kryesuese, e cila nesër luan në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas.