Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, më 19 nëntor, rreth orës 13:30.

Ankuesja ka raportuar në polici më 20 nëntor se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihej vendndodhja e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.