Pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes, Tahiri tha paga gazetarëve se kërkesa e grupit parlamentar është që seanca e së enjtes të mbahet si dhe dekreti i presidentes lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend

“Sot nuk patëm kuptim për mbledhjen e Kryesisë. Rendi i ditës për të enjten ka ardhur me kohë. Ajo që ne e thamë si grup parlamentar është shumë e thjeshtë: ne kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe njëkohësisht dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të kthehet në Kuvend. Kjo është kërkesa jonë, duhet të ketë qartësi”, tha Tahiri./EO