Konferenca solli në një diskutim të përbashkët perspektiva nga industria e teknologjisë, sektori privat dhe institucionet publike, duke trajtuar nevojën për transformimin e arsimit dhe zhvillimin e aftësive që kërkon tregu modern i punës.

Në panel morën pjesë Uranik Begu, Drejtor për Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE) në Plug and Play Tech Center; Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë; dhe Besianë Musmurati, Nënkryetare e Kryeqytetit (Prishtinës).

Gjatë diskutimit u trajtua ndikimi gjithnjë në rritje i inteligjencës artificiale në proceset mësimore, ndryshimi i profesioneve dhe kompetencave të kërkuara nga punëdhënësit, si dhe rëndësia e përgatitjes së të rinjve për një treg pune ku teknologjia dhe inovacioni po luajnë rol vendimtar.

Për UNI-n, kjo konferencë përfaqëson një tjetër angazhim konkret në avancimin e debatit mbi arsimin e së ardhmes dhe lidhjen e tij me zhvillimet globale të teknologjisë dhe tregut të punës. Si institucion i arsimit të lartë i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), UNI synon të promovojë një model arsimor bashkëkohor, inovativ dhe të orientuar drejt aftësive që kërkon ekonomia moderne.

Apliko tani: UNI - Universum International College

Email: [email protected]

Viber & WhatsApp: +383 44 144 062