Stano: BE po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, të hënën në një konferencë shtypi në Bruksel, ka thënë se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media, Stano ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi të pakoordinuar dhe të njëanshëm, i cili njëkohësisht kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes.

“BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, është shprehur Stano.

Ai ka theksuar nevojën e negociatave dhe dialogut midis dy vendeve fqinje, sepse sipas tij, kjo është mënyra e vetme për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.

“BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në. Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Borrellit dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara” ka shtuar ai.

“Fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian”, ka theksuar Stano.

Sipas tij, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që të shtyheshin masat për targat dhe kartat e identitetit dhe të takoheshin ndërkohë në Bruksel për të diskutuar një rrugë përpara.

Zëdhënësi Stano ka konfirmuar se Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve”.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrel, për një takim në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Në një konferencë për media, të thirrur në lidhje me situatën e tensionuar në Veri, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në momentin që do ta ketë një ftesë të tillë, do ta shqyrtojë dhe do të dalin me njoftim.

“Me presidentin e Serbisë është dashur të takohemi më 19 korrik, por ai ka kërkuar të shtyhet në fund të muajit gusht, mbase ka qenë i zënë me atë që ka përgatitur dje, është dashur të takohemi më 19 korrik. Kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërrasë Borell do të shkoj në Bruksel, një ftesë të tillë nuk e kemi, në momentin që e kemi sigurisht që do t’ju njoftojmë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti është shprehur se, pala kosovare është pro një dialogu parimor e të balancuar që do të sjellte një marrëveshje të obligueshme për të dyja palët, ku njohja do të ishte në qendër të saj.

Kurti: Nuk kam pranuar ftesë nga Borell për takim me Vuçiqin në Bruksel

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika