Sulmuesi i autorit Salman Rushdie ka thënë se është ‘i habitur’ që autori mbijetoi, dhe ka pranuar se ai lexoi vetëm një ‘dy faqe’ të vargjeve të tij Satanike.

Hadi Matar, 24 vjeç, e kritikoi Rushdie-n për ‘sulmimin e Islamit’, përpara se të shtonte ‘nuk më pëlqen shumë’ në një intervistë në burg.

Rushdie, 75 vjeç, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent pasi Matar dyshohet se e goditi me thikë disa herë teksa ai doli në skenë për të dhënë një leksion në Institutin Chautauqua më 12 gusht.

Në intervistë me New York Post nga burgu i qarkut Chautauqua, Matar, nga Fairvew, New Jersey, ka thënë se ishte ‘i befasuar’ që autori mbijetoi.

“Nuk më pëlqen personi. Nuk mendoj se është një person shumë i mirë, nuk më pëlqen shumë. Ai është dikush që sulmoi Islamin, ai sulmoi besimet e tyre, sistemet e besimit”, ka deklaruar ai.

Rushdie qëndron në UPMC Hamot në Erie, Pensilvani, duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve në lidhje me sulmin. Foto AP

Rushdie kishte pësuar tre plagë me thikë në qafë, katër në stomak, plagë shpuese në syrin e djathtë dhe gjoks si dhe një plagë në kofshën e djathtë.

Kur u pyet nëse ishte frymëzuar nga udhëheqësi iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini, i cili nxori fetvanën kundër Rushdie në vitin 1989, Matar nuk ka dashur të fliste në lidhje me këtë, duke pretenduar se avokati i tij i tha të mos fliste për këtë çështje.

“Unë e respektoj Ajetullahun. Unë mendoj se ai është një person i madh. Kjo është aq sa do të them për këtë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Matar ka thënë se ajo që e kishte shtyrë të shkonte në leksionin e mbajtur nga ai, ishte  pasi pa një postim në Twitter që njoftonte vizitën e Rushdie këtë vit.

Ai ka mohuar se kishte qenë në kontakt me Gardën Revolucionare të Iranit, por ka pranuar se kishte parë video të Rushdie në YouTube.

Selman Rushdie i shtrirë në tokë pas sulmit në New York

Zyrtarët besojnë se Matar udhëtoi nga shtëpia e tij në Fairview, New Jersey, për në Buffalo me autobus dhe përdori një aplikacion për ndarjen e udhëtimit për të arritur në Chautauqua një ditë para sulmit.

Ai ka konfirmuar se kishte marrë një autobus për në Buffalo, përpara se të merrte një Lyft për të udhëtuar në institut.

“Kam parë shumë leksione, nuk më pëlqejnë njerëzit që janë të pasinqertë të tillë”, ka deklaruar Matar.

Ai ka shtuar se Institucioni Chautauqua ishte një ‘vend i bukur’ dhe se ai ka fjetur në bar një natë para sulmit.

Matar është ankuar gjithashtu për ushqimin dhe kushtet në burgun lokal, duke thënë se ai është ‘mirë’, por ushqimi që i kanë dhënë atij ‘nuk lejohet’ në fenë e tij.

Ndërsa, Zafar Rushdie, 42 vjeç, djali i autorit në fjalë konfirmoi se babai i tij ishte hequr nga një ventilator gjatë fundjavës dhe kishte arritur të fliste disa fjalë.

Pas shumë kërcënimeve me vdekje, autori Salman Rushdie theret me thikë

“Vargjet Satanike” shkak i sulmit ndaj Salman Rushdie