Susie Wiles emërohet shefe e stafit në Shtëpinë e Bardhë nga Trump

Susie Wiles/ AP

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Susie Wiles, menaxhere e fushatës së tij zgjedhore, si shefe të stafit në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e parë që do ta mbajë këtë pozitë me ndikim.

Asaj i janë dhënë gjerësisht meritat brenda e jashtë rrethit të Trumpit për udhëheqjen e fushatës së tij më të disiplinuar dhe më së miri të organizuar dhe shihej si favorite për këtë pozitë.

Wiles nuk pranoi të merrte as mikrofonin për të folur ndërsa Trump festoi fitoren e tij herët në mëngjes të mërkurën, pra ajo ka shmangur daljen në publik.

Emërimi i saj është vendimi i parë i madh i Trumpit si president i zgjedhur dhe që mund të jetë test përcaktues për administratën e ardhshme, pasi ai duhet të ndërtojë shpejt një ekip që do ta ndihmojë në udhëheqjen e vendit.

Wiles nuk sjell përvojë qeverisëse, por ka lidhje të ngushta me Trumpin.

Ajo arriti që ta bënte atë që pak të tjerë kanë mundur – ta ndihmojë kontrollimin e impulseve të Trumpit – jo duke e qortuar apo duke i mbajtur leksione, por duke e fituar respektin e tij dhe duke i dëshmuar se i bie më mirë, nëse i ndjek këshillat e saj, sesa kur i shpërfill ato, raporton theguardian.

“Suzie është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe admirohet dhe respektohet botërisht. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump në një deklaratë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika