Tentim vrasja në Prizren, kërkohet paraburgim për dy persona

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona për 48 orë pas një përledhje me thikë, ku në vend të ngjarjes është sekuestruar edhe një armë AK 47. Policia thotë se vetëm në 6 mujorin eparë të këtij viti janë sekuestruar 699 armë të llojeve të ndryshme

Prokuroria Themelore në Prizren

Një incident që ndodhi një ditë më parë në Prizren, ka rezultuar me kualifikim të veprës si vrasje në tentavië.

Dyshimet janë se lëndimet palës së dëmutar i janë shkaktuar me thikë.

Por, gjatë punës hetimore organet e rendit kanë hasur edhe në këtë armë të llojit AK 47, të cilën e kanë sekuestruar. Gjithashtu pranë sajë është gjetur edhe një gëzhojë.

Personat e dyshuar se janë përfshirë në këtë rast janë dy të rinjë të moshës 20 dhe 21 vjec.

Ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të dituar se është kërkuar masa e paraburgimit.

Arma e llojit AK 47

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, sot me datë 15.07.2022 ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B., dhe V.Z., për shkak të dyshimit se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gëzhojë e gjetur në incidentin e ndodhur

Detajet e zbardhuara nga ku incident kanë bëërë me dije se mosha të përfshirëve në këtë incident është e re.

Ndërkohë, arritja deri tek këto armë duket se nuk është ndonjë problem i madh në Kosovë.

Një gjë të tillë e sheh si shumë të rrezikshme edhe njohësi i fushës së sigurisë, Drizan Shala.

“Arma e brezit të shkurtër janë problematike por armët luftarake sepse AK 47 është armë luftarake dhe në duart e një të riu që nuk ka eksperiencë pavarësisht bindjes së tij  që mund ta përdorë dhe të manipulojë me atë është një armë bukur shumë e rrezikshme, ka një potencial të jashtzakonshëm të shkatërrimit dhe lëndimit në masë”, ka thënë Shala.

Se numri i armëve që qarkullojnë në Kosovë është i madh, e tregojnë edhe statistikat e e Policisë për sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Policia në vazhdimësi ka ndërmarr veprime konkrete për parandalim te aktiviteteve te kundërligjshme, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme. Ju njoftojmë se nga data 01.01.2022 deri me datë 30.06.2022 janë konfiskuar  699 armë llojesh te ndryshme.

Gjatë vitit 2021 Policia e Kosovës ka konfiskuar 1280 armë, ndërkaq 1135 gjatë vitit 2020.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika