Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës

Një person ka raportuar se teksa ishte në lëvizje me veturën e tij pas mesnatës të së mërkurës, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku të dyshuarit të cilët ishin me veturën e tyre në lëvizje kanë qëlluar me 2 plumba veturën e viktimës.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është iniciuar si “Tentim vrasje”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, persona të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika