Gjatë kësaj të diele ka ndodhur një tërmet në Greqi, i cili ishte i shkallës 5.0 Rihter, rreth orës 10:40 me kohë lokale.

Tërmeti ka ndodhur rreth 18 kilometra në juglindje Palaiochora, në rajonin e Chanias.

Qendra Sizmologjike e Greqisë ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur rreth 10 kilometra në thellësi.

Tërmeti është ndier në Palaichora, Suga dhe Sfakia, derisa nuk raportohet për dëme materiale.