Trump dëshmon para gjykatës në Nju Jork, akuzohet për kryerje të mashtrimit të shfrenuar

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, po dëshmon në gjyqin civil në Nju Jork, pasi ai dhe kompania e tij akuzohen për kryerje të mashtrimit të shfrenuar

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, këtë të hënë ka dëshmuar në gjyqin civil. Ai dhe kompania e tij akuzohen për kryerje të mashtrimit të shfrenuar.

Trump është përballuar me vërejtje nga gjyqtari gjykues për deklarata politike dhe mospërgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjet që i bëheshin.

“Ky nuk është një tubim politik, kjo është një sallë gjyqi”, ka thënë gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Arthur Engoron, raporton “The Washington Post”.

Çështja përfshin një padi prej 250 milionë dollarësh të ngritur nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James (D), e cila ka thënë se Trump dhe të tjerët kanë fryrë qëllimisht vlerën e aseteve të tij për të siguruar kushte më të mira financiare, derisa ish-presidenti e ka mohuar keqbërjen.

Ai është gjobitur me 15 mijë dollarë për shkeljen e dyfishtë të një urdhri që e ndalon të bëjë deklarata për punonjësit e gjykatës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika