UBT organizon ceremoni madhështore për diplomimin e gjeneratës së 23-të të studentëve

UBT shënoi diplomimin e gjeneratës së 23-të me një ceremoni madhështore, ku qindra studentë festuan përfundimin e studimeve, mes emocioneve, duartrokitjeve dhe urimeve nga familjarët. Ceremonia u përmbyll me betimin e studentëve dhe hedhjen simbolike të kapelave

Një ceremoni madhështore me qindra studentë pjesëmarrës u organizua të shtunën nga UBT.

Ky organizim nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji u bë në kuadër të ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 23-të të studentëve.

Me duartrokitje të shumta u mirëprit stafi akademik.

Kësisoj me prezencën e tyre, nisi edhe ceremonia, që nga lart, përcillej nga qindra familjarë, të emocionuar për suksesin e fëmijëve të tyre.

Fillimisht intonimi i himnit.

Më pas, para studentëve të Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike, fjalën e mori rektori, Edmond Hajrizi.

“Kur ju shoh këtu është e lehtë të shohim rezultatin, sepse është një event që konfirmon se I keni plotësu të gjitha kriteret që sot e festojmë së bashku, dhe diplomën që do ta merrni dhe emrin e UBT-së që nga sot do ta mbani edhe si alumni i këtij institucioni. Pas kësaj ka histori, ka vite punë që keni bërë”, ka thënë Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së.

Eksperiencën e vlefshme që e pati në UBT, para absolventëve e ndau edhe Milot Morina, që ka diplomuar më herët në këtë institucion.

“Jo vetëm që na ka dhanë mundësi të eksperimentojmë, të bëjmë gbaime, dhe mbi të gjitha të mësojmë prej tye, por edhe me ndihmën e profesorëve që gjithmonë kanë qenë pranë nesh”, ka thënë Milot Morina, Student i diplomuar në UBT.

Ceremonia për disa momente u shndërrua edhe në festë të shoqëruar nga kënga.

Përshtypjet për të gjithë vitet e kaluara si studente në UBT, i tregoi edhe absolventja, Aurela Durmishi.

“Sot nuk po marrim vetëm një diplomë, po përmbyllim vite punë, përkushtim dhe përvoja që n aka formu profesionalisht”, ka thënë Aurela Durmishi, Absolvente e Arkitekturës në UBT.

Nën përcjelljen e rektorit, Edmond Hajrizi, studentët kryen edhe betimin.

Secili student u ftua më pas për të pranuar certifikatën që iu dorëzua nga stafi akademik.

Ceremonia u përmbyll me momentin kulminant, hedhjen simbolike të kapelave, duke shënuar kështu edhe përfundimin e një kapitulli për gjeneratën e 23-të të këtij institucioni.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika