Vendet interesante të Anglisë

Në Angli gjithçka është ndryshe

Kur përmendet Anglia, përmendet një thënie si “Kur dikush lodhet nga Anglia, lodhet nga jeta.” Por, cilat vende të Anglisë keni vizituar aq sa për t’u ndjerë të lodhur?

Do ju rekomandojmë vendet të cilat nuk duhen humbur në Angli.

Banja “Stonehenge”

Banjat romake në qytetin Bath u ndërtuan nga romakët 2000 vjet më parë. Këto vende u frekuentonin edhe nga rangu i lartë i shoqërisë angleze përfshirë edhe familjen mbretërore.

Stonehenge ose gurët e varur, është ndërtuar në tre seksione mbi 6.400 vjet me pare nga banorët neolit të Salisbury Plain në jug të Anglisë.

Stonehenge është kthyer në një destinacion pelegrinazhi për kuriozët e ngjarjeve dhe vendeve misterioze. Me mijëra turiste vërshojnë nga gjithë bota për të parë këtë mrekulli të njeriut primitiv të Neolitit.

Coatesold

Coatesold është një nga zonat më piktoreske në Angli, vendi më i mirë për një pushim nga zhurma e qytetit. Këtu mund të shijoni natyrën, të darkoni në një pijetore tradicionale angleze dhe të shëtisni në rrugët e qytetit të vogël komod të Chipping Hampton.

Stadiumi “Old Trafford”

I njohur ndryshe si “Teatri i ëndërrave”, stadiumi “Old Trafford” njihet ndryshe si vendi i përkryer për të përcjellur lojërat e futbollit.

 Syri i Londrës

Me një gjiro në rrotën më të madhe të ferrisit në Evropë mund të thoni  se keni parë të gjitha atraksionet kryesore të kryeqytetit britanik. Edhe pse shpejtësia është e ulët, rrota bën një rreth të plotë për pak më shumë se gjysmë ore.

Pallati Buckingham

Pjesa më e madhe e tij është më e vjetër dhe daton nga fillimi i viteve 1700. Vetëm në fund të atij shekulli Mbreti George III bleu pronën për ta kthyer në rezidencën private të Mbretëreshës Charlotte dhe kështu u riemërua në Shtëpia e Mbretëreshës.

Muzeu i Sherlock Holmes

Në Baker Street ndodhet Muzeu i detektivit Sherlock Holmes. Vizitorët mund të mbajnë në duar violinën e detektivit të madh, të pushojnë në karrigen e tij dhe të eksplorojnë dhomat e heronjve.

Parku Kombëtar Dartmoor 

Parku Kombëtar Dartmoor është një tokë e madhe barishtore në qarkun e Devon, në Anglinë jugperëndimore. Zona është e mbushur me fshatra, duke përfshirë Princetown, shtëpia e Burgut Dartmoor të përdorur gjatë Luftërave Napoleonike.

 

Të fundit nga rubrika