Vetëm 7 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 137 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën e 18  shtatorit ka informuar se nga 137 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa të dielën janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268 mijë e 704.

Në total numri i rasteve aktive është 70.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 835 mijë e 964 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 105 mijë e 111.

Ndërkaq dozën e katërt të vaksinës e kanë marrë 1 mijë e 775 qytetarë.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika