Veteranëve u soset durimi, të hënën protestë para Kuvendit: OVL-UÇK paralajmëron përshkallëzim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë të hënën, më 5 tetor, para Kuvendit të Kosovës, pas dështimit për të arritur një marrëveshje politike dhe procedurale për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, protesta do të nisë në ora 12:00, ndërsa organizata u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.

Veteranët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për zvarritje dhe kalkulime politike lidhur me këtë çështje.

OVL-UÇK ka deklaruar se kategoritë e dala nga lufta janë të indinjuara me mënyrën se si po trajtohet çështja dhe ka kërkuar që të mundësohet votimi i menjëhershëm i të dy leximeve të ndryshimeve ligjore.

Organizata ka vendosur si afat të fundit të dielën, më 4 tetor, për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale. Në rast se nuk arrihet dakordim, veteranët paralajmërojnë përshkallëzim të veprimeve nga dita e hënë.

“Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, e cila i ka ftuar qytetarët të mblidhen të hënën në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika