Vuçiq e ka dekoruar me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, Gjuriq-in

Serbët lokalë të Kosovës që i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës janë dekoruar me medalje të artë nga Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq





Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka nderuar me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, dy ish-drejtuesit e Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq, i cili shërbeu si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, dhe kapitenin, Aleksandar Filipoviq, i cili ka shërbyer si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Ky veprim i presidentit serb, Vuçiq, vije pasi ata kishin refuzuar të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme “KM” dhe për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Të dashur Nenad dhe Aleksandër, veprimi juaj i qetë, i kompozuar, i drejtuar kundër askujt, i cili ju vendosi në radhët e heronjve të zakonshëm për të cilët flitet rrallë, është diçka me të cilën mund të jeni krenarë ju dhe fëmijët tuaj … për shkak të veprimeve tuaja. Serbia është në Kosovë, dhe Kosova është në Serbi, sado që të tjerët të mundohen ta pengojnë … ju bëtë atë që donte zemra juaj …  ju mbrojtët popullin dhe kulturën tonë, por edhe vlerat evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa ish-komandanti i Policisë për Komunat Veriore, Nenad Gjuriq, ka folur pas dekorimit, duke thënë se “Dëshirojmë t’ia kushtojmë këto çmime të gjithë fëmijëve në Kosovë që janë të etur për liri, lojë dhe jetë të qetë. Rroftë Serbia”, raporton B92, transmeton Portali Dukagjini.

Gjuriq ka përfunduar duke thënë se ishte e pamundur pa mbështetjen e shtetit të Serbisë.

Nga ana tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi javën e kaluar suspendimin nga puna të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, ngase ai dyshohej se kishte bërë thirrje për rezistencë, kur kishte thënë se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë lidhur me targat.

Policët e komunitet serbë duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika