Vulin sulmon Malin e Zi pas deklaratës së Zetës për “çnjohjen” e Kosovës: Humbët fytyrën kur e njohët

Ish sehfi i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin duke përdorur retorikë nacionaliste dhe kritika të ashpra ndaj orientimit pro-evropian të Malit të Zi ka sulmuar atë pas deklaratës simbolike të Komunës së Zetës për “çnjohjen” e Kosovës.

Sipas Vulinit, njohja e Kosovës nga Podgorica në vitin 2008 i kishte bërë dëm “fytyrës” dhe “heroizmit” të shtetit malazez, ndërsa vendimin e Zetës e cilësoi si një akt që, sipas tij, “u rikthen dinjitetin serbëve që krijuan dhe mbrojtën Malin e Zi”.

“Kur qeveria pro-evropiane dhe për këtë arsye anti-serbe e Malit të Zi njohu të ashtuquajturën Kosovë, Mali i Zi humbi atë pak heroizëm që i kishte mbetur nga paraardhësit e tij më të mirë”, deklaroi Vulin raporton Pobjeda.me përcjell Dukagjini.

Ai tutje ka glorifikuar narrativat nacionaliste serbe duke përdorur referenca historike e ideologjike e që është vazhdim i diskursit destabilizues ndaj Kosovës dhe vet rajonit.

Reagimi i Vulinit vjen pasi Komuna e Zetës  më 12 maj miratoi një deklaratë të çuditshme për “çnjohjen” e Kosovës, një veprim pa asnjë efekt juridik, por me ngarkesë të fortë propagandistike, i shtyrë nga politikani proserb Milan Knezheviq.

Deklarata u votua nga këshilltarët lokalë të partive pro-serbe dhe u promovua menjëherë nga Knezheviqi në rrjetin X si një “hap historik” drejt anulimit të njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.

Megjithatë, politika e jashtme dhe njohjet shtetërore janë kompetencë ekskluzive e qeverisë qendrore dhe parlamentit të Malit të Zi, jo e komunave, çka e bën këtë akt më shumë një manovër politike dhe propagandistike sesa një vendim me pasoja reale.

Knezheviqi, i njohur për qëndrimet e tij proruse dhe afërsinë me Beogradin zyrtar, po e përdor çështjen e Kosovës për mobilizim politik dhe për forcimin e bllokut nacionalist serb në Mal të Zi.

Në deklaratat e tij ai ka folur për “larjen e turpit” nga njohja e Kosovës, duke e cilësuar vendimin e vitit 2008 si njollë mbi “fytyrën malazeze”.

Kjo retorikë shihet si përpjekje për rikthimin e narrativave të viteve të ’90-ta dhe për tensionimin e mëtejshëm të raporteve në rajon, në një kohë kur Mali i Zi vazhdon të përballet me përplasje të brendshme mes orientimit perëndimor dhe ndikimit serbo-rus.

Mali i Zi më 9 tetor 2008 kishte njohur Republikën e Kosovës duke u bërë ndër fqinjët e parë që njohën pavarësinë e vendit tonë.

Zeta miraton deklaratën për “çnjohjen” e Kosovës, entuziazëm në kampin proruso-serb në Mal të Zi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika