“VV-ja po inspekton veteranët nëse po punojnë diku për t’ua ndalë pensionin”, thotë Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i ftuar në emisionin “FIVE”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i ftuar në emisionin “FIVE”, ka komentuar audioincizimet Kusari-Radoiçiq.

Haliti tha se nuk ka qenë e dobishme për vendin që Kusari-Lila të flasë me kriminelin, Milan Radoiçiq.

“Nuk mund të them që ka shkelje ligjore sepse nuk ka ndonjë ligj që mund ta dënojë që ka folur në telefon, ka mundur të flasë edhe me Vuçiqin. Parimisht është e padobishme edhe për ta edhe për Kosovën, që një kriminel që është në listën e zezë të SHBA-së, nuk është dashur të bisedohet me të”, tha Haliti.

Ndërsa, për veteranët e UÇK-së, Haliti thotë se inspektorët e Lëvizjes Vetëvendosje, kontrollojnë nëse ka ndonjë veteran që punon për arsye që t’ua ndalin pensionet.

“Më kanë thënë që këta inspektorat e VV-së, nëpër kompani kontrollojnë a ka veteran tu punu për me ia ndalë pensionin, në krejt botën ata që luftojnë për vendin e kanë një pagë shtesë në raport me tjerët për kontributin e dhënë, e jo me ia ndalu me punu diku tjetër, e jo me ia ndalu atë pagë që s’mund as të jetojnë me bukë thatë” shtoi Haliti.

Teksa theksoi se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është dashur të përballet me deputetët.

LEXO EDHE: Haliti për Asociacionin: Asnjë qeveri nuk ka pasur sukses me ndryshu marrëveshjen, as Kurti

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika