Zelensky kritikon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse: Dhuratë për Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për një marrëveshje me Rusinë për importimin e naftës dizel në SHBA, duke e cilësuar atë si dhuratë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky ka thënë se kjo marrëveshje përbën “investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”.

Trump njoftoi se Putini kishte rënë dakord të lironte menjëherë 300 mijë tonë naftë dizel për tregun amerikan dhe atë global. Sipas tij, në nëntor do të pasonin edhe 500 mijë tonë të tjera, e më pas edhe një milion tonë.

Sipas informacioneve të raportuara, Thesari amerikan po pezullon deri më 7 prill sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel, si pjesë e marrëveshjes. Megjithatë, asetet e tjera ruse, përfshirë ato në bankat amerikane, do të mbeten të ngrira.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se brenda një periudhe të shkurtër pritej të dërgoheshin edhe tre milionë tonë naftë dizel nga Rusia. Ai shtoi se kjo do të varej nga gjendja e rafinerive ruse, të cilat janë sulmuar nga Ukraina.

Ndërkohë, Putini deklaroi se Rusia ishte e gatshme të furnizonte tregjet amerikane dhe ato globale me naftë dhe produkte të naftës. Megjithatë, ai nuk specifikoi sasitë që do të dërgoheshin. Rusia kishte vendosur një ndalim të eksporteve të naftës dizel në fillim të këtij viti.

Në reagimin e tij, Zelensky paralajmëroi se Rusia do ta kthente këtë furnizim me “terror të mëtejshëm”.

“Ne llogarisim në mbështetjen e drejtë të Amerikës për mbrojtjen e jetës, për mbrojtjen e njerëzve në Ukrainë – dhe që Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë një bisedë po aq të fortë me Rusinë. Një bisedë të fortë, jo të dobët”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika