Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng shtetin

Armend Zemaj, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka bërë thirrje që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi ka nevojë për institucione funksionale.

Zemaj ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që, siç tha ai, të mos thellohet më tej kriza politike.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet ta thërrasë seancën!

Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë. Askush nuk guxon t’i mbajë peng institucionet e vendit dhe ta thellojë krizën politike.

Provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës. Pushtetet shkojnë e vijnë, por Kosova është mbi të gjitha.

Mjaft me këto lojëra politike. Pushteti fitohet dhe mbahet në mënyrë demokratike, përmes rregullave, ligjeve dhe Kushtetutës. Askush nuk është mbi institucionet dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng shtetin.

Mjaft më. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për bllokada e tensione”, ka shkruar Zemaj,

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika