Zjarret në Prevallë pavarësisht se para disa ditësh u shuan janë aktivizuar sërish.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Kemi informata që zjarri në Prevallë është aktivizuar prapë”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai ka thënë se shtabi emergjent janë duke u marrë me zjarrin, ndërsa policia ka shkuar për ndihmë.