Një zjarrfikës është ka marrë lëndime në dorë gjatë intervenimit në objektin që u përfshi nga zjarri dje në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raportin policor zjarri ka arrit të lokalizohet teksa dëmet janë të mëdha.
“Është raportuar se në një objekt i cili gjendet në magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një zjarr me përmasa të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Zjarri është arritur të lokalizohet, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha. Një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit”, thuhet në raportin 24-orësh te Policisë.