Zyrtari i MPB-së dyshohet se përfitoi 150 mijë euro nga një tender

2.1 milionë euro është tenderi i cili dyshohet se u keqpërdor nga dy zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy përfaqësues të një operatori ekonomik. Adem Sopa, në cilësinë e zyrtarit të prokurimit, dyshohet se i mori 150 mijë euro në mënyrë që t’ia mundësojë kompanisë “Arbëri SHPK”, që ta fitojë tenderin për ndërtimin e objektit të ri të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Të katër të dyshuarit janë dërguar në paraburgim

Ministria e Punëve të Brendshme

150 mijë euro dyshohet t’i ketë përfituar Adem Sopa, zyrtar i prokurimit në ministrinë e punëve të brendshme, duke ia mundësuar një operatori ekonomik që të fitoj tenderin për ndërtimin e objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Vlera e projektit është rreth 2.1 milionë euro.

Për këto dyshime, Sopa, bashkë me zyrtarin tjetër Bardhyl Behluli dhe zyrtarët e operatorit ekonomik, Naim Selmanin e Gëzim Hoti, u dërguan të martën në paraburgim.

“Personat zyrtarë dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe atë në një procedurë të tenderimit në njërën prej ministrive, duke marrë ryshfet. Ndërkaq në anën tjetër kemi dy përfaqësues të operatorit ekonomik të cilët poashtu janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit, e të njëjtit dyshohet ta kenë kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit”, ka thënë Laureta Ulaj – Zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Dukagjini, Sopa dyshohet se si zyrtar i prokurimit në MPB, i ka asistuar pronarit të kompanisë “Arbëri ShPK”, Naim Selmani, që ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm të aplikimit për tender.

Kështu, me t’u hapur aplikimet, kompania në fjalë konkurron dhe në fund shpallet fituese e tenderit.

Për miqësinë mes Sopës e Selmanit, prokurori i rastit ka theksuar se ekzistojnë edhe fotografi.

Dy të personat e tjerë dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti.

Madje, sipas prokurorisë, zyrtari i MPB-së, Bardhyl Behluli, i cili ishte menaxher i kontratës që u bë objekt hetimi, kishte udhëtuar në Turqi bashkë me Gëzim Hotin dhe dy persona të tjerë, duke i pasur të gjitha shpenzimet e paguara.

Televizioni gjithashtu ka mësuar se Prokuroria prej nëntorit të vitit 2022 ka zbatuar masa të fshehta të hetimit për këta persona.

Rasti mund të zgjerohet edhe me arrestime të reja.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika