Arrestohet një person në Zveçan për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Zveçan të dielën për posedim të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje

Foto ilustrim

Një person është arrestuar në komunën e Zveçanit për posedim të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar 14 fishekë, një peshore, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 6 tableta të dyshuara ekstazi, dy telefona celularë dhe 14 riga, dëshmi të tjera dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Pajisjet i janë dorëzuar doganës.

“Rr. Vllade Cetkovic Zveçan  04.02.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar 14 fishekë, një peshore, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 6 tableta të dyshuara ekstazi, dy telefon celularë dhe 14 riga, dëshmi të tjera dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave të cilat pajisje i janë dorëzuar doganës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika