Biden paralajmëron vizitë në Hawaii pas zjarreve që shpërthyen

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka theksuar të martën se do të udhëtojë në Hawaii “sa më shpejt që të mundem” për të shqyrtuar përpjekjet e rimëkëmbjes nga zjarret që përfshiu Mauin ku dhjetëra njerëz mbetën të vdekur.

Biden, në një ngjarje ekonomike në Milwaukee, Wisconsin, nuk tha në mënyrë specifike se do të vizitonte vetë Mauin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë diskutuar se çfarë do të përfshinte një vizitë presidenciale. Biden tha se ka mundësi që në vizitën e tij të jetë i pranishëm edhe guvernatori i Hawaii-t, Josh Green.

“Unë dhe gruaja ime Jill do të udhëtojmë në Hawaii sa më shpejt që të mundemi,” ka shtuar Biden.

“Dua të shkoj dhe të sigurohem që kemi gjithçka që na nevojitet. Dua të jem i sigurt se nuk do të ndërpresim përpjekjet e rimëkëmbjes”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika