Statovci “godet” Ilir Dajën, pas ankesave për orarin e ngjeshur të Ballkanit

Trajneri i Phoenix, Faruk Statovci, ka 'goditur' trajnerin e Ballkanit, Ilir Daja, pas ankesave të këtij të fundit për mos shtyrjeve të ndeshjeve të suharekasve

Statovci deklaroi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se Daja para se të ankohej, është dashur t’i falënderohej ekipeve që kishin pranuar të shtyheshin sezonin e kaluar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

“Para se të ankohet është dashur t’i thotë atyre njerëzve që kanë bërë lëshime vitin e kaluar,  faleminderit. Qe nuk i kanë luajtur pesë xhiro, e kanë lënë Prishtinën të pres katër xhiro,” tha ai.

Ndryshe, Daja pas ndeshjes kundër Viktoria Plzen pati ankesa për orarin e ngjeshur të Ballkanit.

Më poshtë mund të shikoni emisionin LIVE.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika