Fero i zhgënjyer me drejtësinë në Kosovë, vetëm “tri orë me pa vajzën”

Ish-Peperi shqiptar tani i njohur si Khatabb, po përballet me një sërë polemikash publike me ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli

Fero dhe Arbenita Ismajli
Fero dhe Arbenita Ismajli

Ish-reperi shqiptar, Fero tani i njohur si “Khatabb”, po përballet me një sërë polemikash publike me ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli.

Fero dhe Arbenita, një ish-çift që kanë edhe një vajzë të përbashkët, kanë dalë me deklarata dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Ndonëse ish-reperi la muzikën për t’iu përkushtuar fesë, ai dhe modelja nuk i kanë zgjidhur ende problemet mes vete dhe këtë e kanë bërë edhe publike.

Javë më parë, Fero iu lut ish-gruas t’i rikthehej, por kjo e fundit sot u deklarua publikisht dhe tregoi se nuk do rikthim pasi si ajo, nuk e njeh askush më mirë.

Letra e Arbenita Ismajli

Para kësaj deklarate, Fero shkroi në Instagram dhe tha se gjithçka mes tij dhe modeles ka mbaruar, por nuk ndaloi me kaq.

Foto 1

Pastaj, ai ka thënë se është i zhgënjyer me drejtësinë kosovare pasi atij do t’i lejohet vetëm tri orë të kalojë me vajzën e tij.

Një nga pikat e theksuara të konfliktit është kritika e Feros ndaj sistemit gjyqësor.

Ai ka shprehur keqardhje për faktin se gjykata e ka lejuar të takojë vajzën e tij vetëm tre orë në javë.

Më tej, Fero ka paralajmëruar ish-partneren e tij, Arbenitën, duke i thënë se nëse ajo vendos të largohet me vajzën nga shteti, ai do të ndërmarrë masa ligjore për rrëmbim të vajzës së tyre.

Një tjetër aspekt i historisë është vendimi i Feros për të ndryshuar emrin duke hequr dorë nga karriera muzikore për t’u përkushtuar më tej fesë së tij.

Në ditët e ardhshme, pritet që të vijojnë seancat gjyqësore dhe diskutimet e mëtejshme mbi fatin e vajzës së Feros dhe Arbenitës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika