“Viking”, projekti më i ri muzikor i Majkut

Majku vjen me një këngë krejtësisht ndryshe nga se jemi mësuar të shohim deri më tani

Artisti i njohur kosovar, Majku ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Viking”, krejtësisht ndryshe nga këngët që jemi mësuar t’i shohim.

Detaji kryesor i këtij projekti të ri muzikor është lidhshmëria e titullit “Viking” me pamjet vizuele të klipit.

Teksti është shkruar nga vetë artisti me miksim dhe masterizim nga BigDeal Records.

Për beat-in u kujdes Pllumbeats me video të kompletuar nga produksioni i njohur, XL Films.

Në skenat e videoklipit, Majku shihet i veshur si kalorës ndërsa qëndron mbi një kalë dhe mban shpata në duar.

Foto Majk

Ndryshe, fjala Viking sot tregon popullatën e cila në Mesjetën e hershme jetonte në territorin Skandinavisë, veçanërisht në territorin e sotëm të Suedisë, të Norvegjisë dhe të Danimarkës.

Shpesh është përdorur edhe emërtimi “Normanë” ( “Njerëzit e veriut”), por ai është përdorur më shpesh për ata vikingë të cilët pushtuan Normandinë e sotme, ashtu si edhe emërtimi “Varangianë”, i cili është përdorur shpesh për kolonët mesjetarë skandinavë në Rusinë e sotme, Ukrainën dhe Perandorinë e dikurshme Bizantine.

Kujtojmë që ky projekt i tij vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm më DJ PM, DJ Dagz, Lumi B dhe Zaza “Sevdali”.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika