Hyseni: Ky është vetëm fillimi

Sulmuesi i Kosovës, Muhamet Hyseni, ka thënë se ky është vetëm fillimi, pasi shënoi në debutim me përfaqësuesen dardane

Hyseni shënoi golin e barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës.

“Është diçka e madhe të shënosh ndaj Zvicrës. Jemi ndier si në shtëpi këtu, publiku ka qenë fantastik. Ky është vetëm fillimi, besoj do të kem më shumë hapësirë në të ardhmen. Ma merrte mendja para lojës se do të bëja diçka të madhe sonte. Për këtë paraqitje kanë merita shumë njerëz, si familja, kombëtarja, Llapi. Këtë gol ia dedikoj familjes sime”, ka thënë sulmuesi i Llapit.

Muhamet Hyseni e ka quajtur golin në debutim ndaj Zvicrës një ëndërr.

“Të shënosh në debutim ndaj Zvicrës është një ëndërr e madhe, nuk e kam ëndërruar. Sot jemi ndjerë si në shtëpi, publiku ka qenë i zjarrtë, ka fol shqip diçka shumë e mirë”, ka theksuar Hyseni.

Ai potencoi se tash beson që do ketë më shumë hapësirë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika